Shqiptari kishte marrë dëbim 10 vjeçar në Itali, policia e arreston në Trieste dhe i bën gjëmën

14/02/2020 22:45

Policia e Shtetit Italian ka arrestuar një shtetas shqiptar që u kthye në Itali pa autorizimin e kërkuar. Agjentët ndaluan në Basovizë një autobus të linjës Shqipëri-Itali që kishte shkuar nga Sllovenia dhe kanë nisur identifikimin e udhëtarëve.

Hetimet zbuluan se ndaj një burri kishte një dëbim gjyqësor të lëshuar nga Prokuroria Publike e Firences, në tetor 2017.

Ai tashmë do të përballet me 16 muaj burg si dhe një gjobë prej 1000 eurosh. Burri për të cilin nuk jepet asnjë e dhënë ishte kapur duke vjedhur.

Top Channel