Vjedhja me armë e një marketi është parandaluar në kohë në Kamzë, nga ku është kapur në flagrancë një 20-vjeçar.

Pasi policia mori informacione se një 20-vjeçar qarkullonte në orët e pasdites, me biçikletë, duke mbajtur me vete një çantë shpine, brenda së cilës dyshohej se mund të kishte armë zjarri, është prangosur në flagrancë shtetasin K. K., 20 vjeç, banues në Laknas. Arrestimi ka ndodhur në momentet që ky shtetas po përgatitej të hynte në një market në Laknas,.

Gjate kontrollit fizik atij i është gjetur në çantën e shpinës, një automatik model 56, me një krehër me 17 fishekë.

Vijon puna në bashkëpunim me Prokurorinë, pasi dyshohet se ky shtetas mund të jetë autor edhe i disa tentativave të tjera për vjedhje me armë, të ndodhura më parë në Tiranë.

Materialet i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për hetime të mëtejshme, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA