Ditën e sotme, diku rreth orës 13:35, përballë Piramidës në Tiranë një makinë është përfshirë nga flakët teksa gjendej në lëvizje.

Mjeti kishte për drejtuese shtetasen L.H. Në vendngjarje ka shkuar menjëherë shërbimi zjarrfikës, ku ka bërë të mundur fikjen e zjarrit.

Nga verifikimet e policisë nuk ka pasoja në njerëz, vetëm dëme materiale. Dyshohet së zjarri ka ardhur si pasojë e një defekti teknik të automjetit.

Shërbimet e policisë dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel