Zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjisë mirëpriti Z. Guido Zielke, Drejtor i Përgjithshëm i Trafikut Rrugor dhe Transportit dhe Znj. Renate Bartelt-Lehrfeld, Drejtoreshë e Ligjit të Trafikut Rrugor në Ministrinë Federale të Transportit në Berlin, vizitë e cila kishte si qëllim informimin nga afër të palës gjermane me procesin e trajnimit dhe të testimit për marrjen e lejedrejtimit në Shqipëri.
Një takim i rëndësishëm me qëllim vijimin e vlerësimit të mëtejshëm të kërkesës së Republikës së Shqipërisë për njohjen e konvertimit të lejedrejtimeve shqiptare në Gjermani. Proces i cili ndihmon rreth 30,000 shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Gjermani. ?????
I pranishëm në takim ishte dhe zv. Ambasadori gjerman, Z. Johannes Dietrich. Pala gjermane u njoh në terma të përgjithshme me investimet e ndërmarra nga DPSHTRR mbështetur nga MIE, për garantimin e kualifikimit dhe prodhimit të lejedrejtimit sipas parametrave të BE-së.
Marrëveshja për njohjen e patentave shqiptare nga ana e shtetit gjerman është diskutuar në takimin që Kryeministri Rama dhe Kancelarja Merkel realizuan pak janë më parë në Berlin. Dy drejtuesit e qeverive vendosën nisjen e një procesi teknik dhe gjermanët nuk kanë vonuar aspak duke sjellë në Tiranë përfaqësuesit teknikë të institucioneve që do të shikojnë se sa plotësohen standartet nga ana e Shqipërisë në dhënien e leje të drejtimit të automjeteve.
Top Channel