Ka përfunduar periudha e karantinës në Turqi për studenten shqiptare Silva Doçi, e cila u evakuua përmes një avioni ushtarak tuk nga epiqendra e koronavirusit në Wuhan.
Top Channel ka mësuar se studentja shqiptare Silva Doçi, pas një mori me ekzaminimesh nuk është mbartëse e koronavirusit.
Ajo do të kthehet në Shqipëri në ditët në vijim, pas marrjes së dritës jeshile nga mjekët turq nën kujdesin e të cilëve qëndroi për 14 ditë.
Gjatë paradites të së premtes, 42 të evakuuarit u vizituan nga ministri tuk i shëndetësisë i cili deklaroi se:
“Nga këtu dua të shpreh falënderimet për punonjësit tanë, personelin shëndetësor dhe ata që kanë shërbyer. Ky proces 14 ditor ka përfunduar, ata pas kësaj do të vazhdojnë jetët e tyre normale. Nuk ka nevojë që të bëjmë ndonjë monitorim. Bordi shkencor nuk ka ndonjë propozim në këtë drejtim. Shtetasit nga Azerbajxhani, Gjeorgjia dhe Shqipëria për shkak se i kanë nesër rezervimet e avionëve, u shprehën se duan të qëndrojnë edhe një ditë. Pra, do të kemi si mysafirë edhe për një ditë vëllezërit dhe motrat tona”, tha Koca, duke bërë të ditur se personat nën karantinë kanë mbetur shumë të kënaqur.
Një javë më parë në një intervistë ekskluzive për Top Channel ajo tha se “ mbikëqyrjen e mjekëve ishte në dy lloje, në ditët intensive dhe ditët e qeta. Në ditët intensive ne i nënshtrohemi analizave që duhen për të përcaktuar nëse dikush është bartës apo jo i virusit (intensive nuk do të thotë e lodhshme këtu, nuk do të thotë se ne lodhemi nga vëzhgimi e kontrollet, thjesht bëhen disa analiza që specialistët, edhe unë më parë, i kemi përmendur; si analiza gjaku, analiza te sekrecioneve të fytit, grafi e mushkërive, kontrolli i frymëmarrjes etj).
Koronavirusi/ Rrëfimi i Silva Doçit nga karantina në spitalin e Ankarasë
Top Channel