Kishin takimin e tyre të parë, por përfunduan duke grabitur një bankë

14/02/2020 09:57

Për një grua nga Massachusetts, Amerikë, takimi i saj i parë me një mashkull iu ktheu në një ditë “ferri”, pasi ai i sugjeroi të bënte shoferen gjatë një grabitjeje banke.

Gruaja e identifikuar si Shelby Sampson, fillimisht u akuzua si një person që kishte bashkëpunuar me Christopher Castillo për grabitjen e një banke në Bristol County. Por kur prokurorët mësuan të gjithë historinë, vendosën që të hiqnin çdo akuzë që rëndonte mbi të. Castillo, 33 vjeç, u dënua me tre vite burg për grabitje të armatosur, shtuar këtu edhe dy vite të tjera për sulmin ndaj tre oficerëve të policisë, duke e çuar dënimin në total me 5 vite burgim.

Shelby, 40 vjeçe, shpjegoi para hetuesve se ajo dhe Castillo ishin njohur në një aplikacion takimesh në internet. Gruaja shpjegon se ishte ajo që mori Castillo-n nga shtëpia e prindërve të tij në Rhde Island. Të dy udhëtuan për në Attelboro të Veriut. Shelby pretendon se Castillo pinte verë gjatë gjithë udhëtimit. Më pas ai i kërkon Shelby-t që të ndalen në afërsi të një banke për të pushuar.

Në këto moment ai nxjerr një armë dhe shkon në drejtim të bankës për të grabitur. Shelby kur u ndesh me këtë veprim tentoi të largohet por ku pa sirenat e policisë që po vinin drejt saj, hezitoi ta kryente atë veprim. Ndërkaq, të dy u shoqëruan drejt rajonit të policisë dhe më pas u morën masat ndëshkimore ndaj tyre, siç e përmendëm pak më sipër Shelb-y u shpall e pafajshme, ndërsa Castillo u dënua me pesë vite burgim.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA