Dashuria është det sot. Është dita e Shën Valentinit.

Kjo datë i ka rrënjët në shekullin e tretë të erës sonë, kur një prift, Valentini theu urdhrin e perandorit dhe vazhdoi të kurorëzonte çifte në martesë. Këtë e bënte në emër të dashurisë.

“Unë kam 30 vite e martuar dhe e dashuroj si ditën e parë tim shoq. Sekreti i jetëgjatësisë është respekti ndaj njëri-tjetrit dhe t’i kaloni sfidat përkrah njëri-tjetrit”, shprehet dikush.

Ndërkohë të tjerë thonë:

“Mua më duket hipokrizi.”

“Gratë dhe burrat kënaqen me një drekë dhe gjithë vitin e neglizhojnë familjen.”

“Unë jam e dashuruar, ndaj rroftë dashuria!”

Megjithëse ditë me shi, kjo nuk i ka penguar njerëzit të festojnë. Dashuria është në ajër. Ndihet gjithandej…

Top Channel