Zjarri merr përmasa të frikshme te ‘5 Maji’, forcat zjarrfikëse nga Durrësi për në Tiranë, kërkohet ndihmë nga Elbasani, Vora dhe ndërhyrje e Ushtrisë Dashuria është det sot. Është dita e Shën Valentinit.
Kjo datë i ka rrënjët në shekullin e tretë të erës sonë, kur një prift, Valentini theu urdhrin e perandorit dhe vazhdoi të kurorëzonte çifte në martesë. Këtë e bënte në emër të dashurisë.
“Unë kam 30 vite e martuar dhe e dashuroj si ditën e parë tim shoq. Sekreti i jetëgjatësisë është respekti ndaj njëri-tjetrit dhe t’i kaloni sfidat përkrah njëri-tjetrit”, shprehet dikush.
Ndërkohë të tjerë thonë:
“Mua më duket hipokrizi.”
“Gratë dhe burrat kënaqen me një drekë dhe gjithë vitin e neglizhojnë familjen.”
“Unë jam e dashuruar, ndaj rroftë dashuria!”
Megjithëse ditë me shi, kjo nuk i ka penguar njerëzit të festojnë. Dashuria është në ajër. Ndihet gjithandej…
Top Channel