26/11 13:51
Një tërmet i fuqishëm 6.9 ballë ka rënë në Ishut Kuril, vend që është në kufirin midis Rusisë dhe Japonisë.
Tërmeti ishte 99 kilometra larg ishujve Kuril që janë pjesë e Rusisë dhe 60 kilometra larg ishujve Hokkaido që janë pjesë e Japonisë.
Në lidhje me tërmetin ka reaguar agjensia japoneze ku është shprehur se nuk ka rrezik për tsunami.
Gjithashtu nuk ka raportime për dëme apo të lënduar pasi ka qenë në 100 kilometra thellësi dhe ka rënë në oqean të hapur.
Top Channel