Një ajsberg mbi 300 kilometra katrorë, po aq i gjerë sa Malta, është shkëputur nga akullnaja e ishullit Pine në Antarktidë, duke gjeneruar “fragmente” të pamasë që janë shpërndarë në det.
Kjo është e dokumentuar nga pamjet e marra nga hapësira.
Në vitin 2019, satelitët ESA kishin identifikuar dy thyerje të mëdha në akullnajë dhe gjatë muajve studiuesit kishin qenë në gjendje të vëzhgonin shpejtësinë me të cilën po zgjerohen këto çarje.
Nga shkurti i vitit 2019 e deri më sot, misioni Sentinel-1 ka kapur më shumëse 57 imazhe radar (më i fundit është nga 10 shkurti i vitit 2020). Të shtënat e ripunuara në një animacion video, tregojnë shpejtësinë e habitshme të procesit që çoi në shkëputjen e këtyre orëve të fundit.
Top Channel