
Komisioni i Venecias është takuar sot me kreun e Shtetit, Ilir Meta për çështjen e Gjykatës Kushtetuese.
Gjatë takimit, Meta u shpreh para delegacionit se me Venecian është bërë një Kushtetutë e mrekullueshme por që herë pas here çmontohet dhe prishet balanca.
“Bëmë një kushtetutë të mrekullueshme me Komisionin e Venecias dhe që u votua referendum nga populli shqiptar në ‘98. Profesor Caco në atë kohë, Buchichio kanë bërë një punë të mrekullueshme. Por që atëherë ne harruam çfarë ndodhi dhe herë pas here i kemi çmontuar mekanizmat ‘check&balance’ të Kushtetutës sonë.
Komisioni i Venecias ka bërë më të mirën e tij. Ashtu siç e bëri edhe për reformën që ne miratuam në kushtetutë për drejtësinë, e cila u votua me 140 vota nga 140 deputetë siç nuk ka ndodhur ndonjëherë”, deklaroi Meta.
Top Channel