Një përfaqësi nga Komisioni i Venecias pritet të vizitojë Tiranën sot dhe nesër, për të dëgjuar të gjitha palët e përfshira në çështjen e ngritjes së Gjykatës Kushtetuese.

Takimet do të nisin me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi në orën 09:30, në 10:40 do të kenë takim me Komisionin Hetimor, në 12 me presidentin Ilir Meta dhe në 16:00 me Arta Vorpsin.

Ndërkohë me 14 shkurt, delegacioni i Venecias do të takohet me kreun e KED, Ardian Dvorani.

Aktualisht Komisioni i Venecias ka administruar pyetjet e Kuvendit, të cilat kërkojnë ta cilësojnë antikushtetuese dekretin e Kreut të Shtetit për anëtaren e Kushtetueses Marsida Xhaferllari, dhe kërkesën prej 64 faqesh të Ilir Metës ku akuzon Parlamentin dhe kreun e KED-së Ardian Dvoranin se kanë shkelur Kushtetutën për emërimin e dy anëtareve të tjera të Kushtetueses Elsa Toska dhe Fiona Papajorgji.

Pas vizitës në Tiranë, Venecia do të ketë edhe një raport paraprak për vendin tonë, ndërkohë që me 20 mars do të mbahet edhe seanca plenare me dyer të mbyllura e Komisionit të Venecias.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA