28/11 11:38
Shtetet e Bashkuara thanë sonte se ndjehen të zhgënjyera me mungesën e transparencës nga autoritetet kineze për krizën e koronavirusit.
“Jemi pak të zhgënjyer që nuk jemi ftuar dhe gjithashtu me njëfarë mungese transparence të palës kineze”, tha kreu i këshillit ekonomik të presidentit Donald Trump.
“Numrat po lëvizin shumë … ishim të surprizuar,” shtoi ai.
Pekini ka njoftuar për 15,152 raste të reja për arsye të ndryshimit në kriteret e diagnostikimit, ku përfshihen “diagnoza klinike” nga skanimet e doktorëve në provincën e Hubei, ku ndodhet dhe epiqendra Vuhan. Ndërsa rezultatet e mëparshme bazoheshin vetmë në analizat laboratorike.
Top Channel