Ndryshimet ligjore miratuar dje në parlament të cilat i hapin rrugë betimit te gjyqtarëve kushtetues jo detyrimisht përpara kreut të shtetit ka prodhuar përplasjen e radhës mes presidentit Ilir Meta dhe maxhorancës të kryeministrit Edi Rama.

Ligji i ndryshuar për gjyqtarët dhe prokurorët parashikon në nenin 37 se:

“Pas fjalës “ceremoni publike” shtohen fjalët “përpara Këshillit të Lartë Gjyqësor ose Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Këshilli organizon ceremoninë e betimit jo më vonë se 10 ditë nga data emërimit të magjistratëve Nëse magjistrati nuk është thirrur për të bërë betimin, pas përfundimit të afatit të parashikuar në pikën 2 të këtij neni, ai betohet me shkrim sipas formulës të parashikuar në pikën 1 të këtij neni dhe ia dërgon atë të nënshkruar personalisht Këshillit”.

Megjithëse e drejta kushtetuese e presidentit për të organizuar ceremonitë e betimit të gjyqtarëve kushtetues, nuk cenohet nga këto ndryshime, presidenti Ilir Meta, përmes zëdhënësit shprehet me doza të thella shqetësimi.

“Dua të shpreh çudinë e madhe që ky ligj miratohet në errësirë të plotë, vetëm pak orë para fillimit të takimeve të Komisionit të Venecias në Tiranë, të thirrur nga vetë Kuvendi, që tregon një mungesë serioziteti të plotë, panik për ngut dhe fakt të kryer.Pra kap çfarë të kapësh. Për ne tashmë çudi përbën vetëm fakti kur ndonjëherë Kuvendi kalon ndonjë ligj që respekton Kushtetutën, pasi dhunimi sistematik i saj është kthyer në rregull”.

Vetë presidenti Ilir Meta, si kundërpërgjigje ndaj shumicës qeverisëse, postoi këtë meme ku presidenca duket si një kështjellë e pamposhtur, ndërsa Rilindja e Edi Ramës e shpartalluar pas betejës.

E ndërsa përplasja më e re presidencë qeveri, mund të jetë e përmasave të paparashikuara, anëtarët e komisionit të Venecias nisën në Tiranë paraditen e të enjtes, një mision fakt-mbledhës, pasi më 20 Dhjetor komisioni hetimor parlamentar i dërgoi disa pyetje në lidhje me ligjshmërinë e emërimit të Marsida Xhaferllarit si gjyqtare kushtetuese. Venecias po për këtë çështje i drejtoi disa pyetje edhe presidenca.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA