Grupe grash e vajzash e kanë mbushur Parisin me slogane përmes të cilave denoncojnë dhunën ndaj grave. Ato refuzojnë të heqin dorë derisa të shohin ndonjë ndryshim. Në media i quajnë:“ femrat guerile“. Këto gra organizohen në grupe nga dy apo tre dhe shpërndahen nëpër qytet për të ndjekur atë që tashmë është kthyer në zakonshmëri.
Përmes sloganeve bardh e zi, kërkojnë nga qeveria që të marrë masa për parandalimin e vrasjes së grave nga partnerët e kaluar dhe aktualë, si dhe çdo akti tjetër dhune ndaj femrave. Premtimet e ekzekutivit për ndryshim, këto gra i shohin si fjalë boshe. “ Vrasjet po ulen në Francë, por ato të femrave kanë pësuar rritje”, shpjegon një prej tyre, e identifikuar vetëm si Raphawlle. Shtatorin e 2019-tës, ministri i brendshëm Gérard Collombe, raportoi se incidentet e dhunshme kundër grave ishin rritur me 22% në vitin paraardhës. 4 vrasje të reja u shënuan në shtatët e ditët e para të këtij viti. Sloganet e grave guerile janë të ndryshme, por stili është i njëjtë. Bojë e zezë mbi letër të bardhë, dhe një ngjitës për t`i bërë pjesë të mureve publike.
“ Nuk do të ngjisim më letra nëpër mure kur ju të mos na dhunoni më”, thuhet në një prej tyre. Grupi nuk vepron vetëm në zona qendrore, por parapëlqen t`I shpalosë sloganet e tij edhe në vende ku mbërrihet më me vështirësi. Ato nuk lodhen edhe pse qëllon shpesh që sloganet, t`ia grisin ditën tjetër. Kur kjo ndodh, gratë kthehen në të njëjtin vend, dhe ngjisin një të ri.
Top Channel