Ditën e sotme është mbajtur edhe takimi i përfaqësuesve politik të reformës zgjedhore bashkë me ekspertët e tyre, por edhe me ekspertë të ODIHR. Më poshtë janë edhe propozimet e Partisë Demokratike sa i takon rolit të Policisë dhe Prokurorisë.

 

Prokurori i Përgjithshëm

 Prokurori i Përgjithshëm ka përgjegjësi për punën e Prokurorisë së Përgjithshme dhe të prokurorive pranë gjykatave të juridiksionit të përgjithshëm të apelit dhe shkallës së parë për periudhën zgjedhore.

  1. Prokurori i Përgjithshëm, brenda dy javëve nga caktimi i datës së zgjedhjeve, nxjerr udhëzim të përgjithshëm me shkrim për prokurorët e prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm dhe për oficerët e policisë gjyqësore, si dhe mbikëqyr zbatimin e tij. Ai udhëzon në vecanti:
  2. Ngritjen dhe organizimin e grupeve hetimore për hetimin me përparësi të krimeve zgjedhore;
  3. Kriteret për shpërndarjen e cështjeve penale për krimet zgjedhore prokurorëve;
  4. Kryerjen me përparësi të verifikimeve sipas ligjit të dekriminalizimit;
  5. Bashkëpunimin midis prokurorive për shkëmbimin e shpejtë të informacionit dhe të mbledhjes së provave;
  6. Raportimin periodik dhe të koordinuar pranë zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm për zbatimin e udhëzimit të tij, për gjendjen e kriminalitetit sipas rretheve gjyqësore, për bashkëpunimin me policinë e shtetit, si dhe për problematikat e evidentuara.
  7. Prokurori i Përgjithshëm, kur konstaton shkelje disiplinore të prokurorëve ose të policisë gjyqësore përgjatë kryerjes së hetimeve të veprave penale zgjedhore në kompetencë të kësaj prokurorie, paraqet brenda 5 ditëve ankesë me shkrim tek Inspektori i Lartë i Drejtësisë ose tek Komisioni Disiplinor për Policinë Gjyqësore.
  8. Brenda 3 muajve nga përfundimi i periudhës zgjedhore, Prokurori i Përgjithshëm raporton përpara Kuvendit mbi gjendjen e kriminalitetit gjatë periudhës zgjedhore.

Neni …

Drejtuesi i prokurorisë

  1. Drejtuesi i prokurorisë organizon punën dhe merr masat e nevojshme për mirëfunksionimin e prokurorisë në periudhën zgjedhore, si dhe garanton zbatimin korrekt të udhëzimit të Prokurorit të Përgjithshëm që lidhet me periudhën zgjedhore.
  2. Ai krijon grupet hetimore për krimet zgjedhore, mbikëqyr planifikimin e punës së tyre, kërkon informacion mbi ecurinë e procedimeve të regjistruara, nxjerr udhëzime me shkrim për to nëse është e nevojshme, jep urdhra për Policinë Gjyqësore, udhëzon me shkrim kryerjen e veprimeve procedurale, verifikon ecurinë dhe përfundimin e cështjeve, si dhe bashkërendon punën me drejtoritë përkatëse në Prokurorinë e Përgjithshme dhe Policinë Gjyqësore.
  3. Drejtuesi i Prokurorisë, brenda 1 jave nga nxjerrja e udhëzimit të prokurorit të përgjithshëm vlerëson dhe nëse është e nevojshme, rishikon rregulloren e brendshme për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë për të siguruar mbarëvajtjen e punës gjatë periudhës zgjedhore.
  4. Drejtuesi i Prokurorisë, kur konstaton shkelje disiplinore të prokurorëve ose të policisë gjyqësore përgjatë kryerjes së hetimeve të veprave penale zgjedhore në kompetencë të kësaj prokurorie, paraqet brenda 5 ditëve ankesë me shkrim tek Inspektori i Lartë i Drejtësisë ose tek Komisioni Disiplinor për Policinë Gjyqësore.

Neni …

Policia Gjyqësore

  1. Policia gjyqësore ushtron me përparësi funksionet e saj në rastin e veprave penale zgjedhore. Ajo zbaton me korrektësi udhëzimin e Përgjithshëm të Prokurorit të Përgjithshëm, si dhe cdo urdhër dhe udhëzim të prokurorit për këtë qëllim.
  2. Nëse oficeri i policisë gjyqësore është caktuar në përbërje të një grupi hetimor që ka filluar hetimin për vepra penale zgjedhore, komandimi ose transferimi i tij është i ndaluar gjer në përfundimin e hetimeve paraprake.

Neni …

Drejtuesi i Prokurorisë së Posacme

  1. Drejtuesi i Prokurorisë së Posacme, brenda dy javëve nga caktimi i datës së zgjedhjeve:
  2. nxjerr udhëzim për procedurat administrative të vecanta gjatë periudhës zgjedhore;
  3. rivlerëson dhe nëse është e nevojshme rishikon rregulloren e funksionimit të Prokurorisë së Posacme;
  4. miraton rregulloret e nxjerra nga Drejtori i BKH-së që lidhen me hetimin e veprave penale në kompetencë të Prokurorisë së Posacme.
  5. Pas konsultimit me Drejtorin e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe mbledhjes së prokurorëve të posacëm, Drejtuesi i Prokurorisë së Posacme, brenda dy javëve nga caktimi i datës së zgjedhjeve nxjerr udhëzim të përgjithshëm me shkrim për Byronë Kombëtare të Hetimit për përmirësimin e marrëdhënieve të punës, efikasitetin dhe garancitë midis dy institucioneve gjatë hetimit të veprave penale zgjedhore në kompetencë të Prokurorisë së Posacme.
  6. Për veprat penale zgjedhore në kompetencë lëndore të Prokurorisë së Posacme, Drejtuesi i saj koordinon me përparësi punën e njësive që janë në kompetencën e tij me agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit, shërbimet e inteligjencës dhe autoritetet e tjera kompetente.
  7. Drejtuesi i Prokurorisë së Posacme, kur konstaton shkelje disiplinore të prokurorëve ose të policisë gjyqësore përgjatë kryerjes së hetimeve të veprave penale zgjedhore në kompetencë të kësaj prokurorie, paraqet brenda 5 ditëve ankesë me shkrim tek Inspektori i Lartë i Drejtësisë ose tek Komisioni Disiplinor për Policinë Gjyqësore.
  8. Drejtuesi i Prokurorisë së Posacme, brenda dy muajve nga përfundimi i periudhës zgjedhore, raporton me shkrim pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë mbi veprimtarinë e Prokurorisë së Posacme për veprat penale zgjedhore në kompetencë të saj.

Neni …

Drejtuesi i Byrosë Kombëtare të Hetimit

  1. Drejtuesi i BKH-së, brenda dy javëve nga caktimi i datës së zgjedhjeve, nxjerr rregulloren mbi metodologjinë e informimit të BKH-së nga punonjësit e policisë së shtetit për veprat penale në kompetencë të Prokurorisë së Posacme.
  2. Drejtuesi i BKH-së, kur konstaton shkelje disiplinore të policisë gjyqësore përgjatë kryerjes së hetimeve të veprave penale zgjedhore, paraqet brenda 5 ditëve ankesë me shkrim tek Komisioni Disiplinor [për t’u verifikuar] për Policinë Gjyqësore.

Neni …

Këshilli i Lartë i Prokurorisë

  1. Këshilli i Lartë i Prokurorisë, brenda tre muajve nga përfundimi i periudhës zgjedhore raporton para Kuvendit mbi gjendjen e sistemit gjatë periudhës zgjedhore dhe rezultatet e raportuara nga Prokuroria e Posacme, si dhe kur është rasti rekomandon ndryshime ligjore për përmirësimin e organizimit dhe të funksionimit të prokurorisë.
  2. Këshilli i përgjigjet kërkesës së Kuvendit për t’iu përgjigjur pyetjeve lidhur me raportin.

Neni …

Inspektori i Lartë i Drejtësisë

  1. Inspektori i Lartë i Drejtësisë heton me përparësi cdo ankesë ndaj subjekteve në kompetencë të tij, që lidhet me veprat penale zgjedhore.
  2. Brenda tre muajve nga përfundimi i periudhës zgjedhore, Inspektori i Lartë i Drejtësisë raporton para Kuvendit mbi veprimtarinë e tij gjatë periudhës zgjedhore, si dhe i përgjigjet kërkesës së Kuvendit për t’iu përgjigjur pyetjeve lidhur me raportin.

FUNKSIONIMI I POLICISË SË SHTETIT NËN REGJIMIN E QEVERISË KUJDESTARE PËR PROCESIN ZGJEDHOR

*Nderhyrjet ne tekstin e KZ jane me tekstin me bold

Pas nenit 5, shtohet neni 5/1, me këtë përmbajtje:

Neni 5/1

Funksionini i paanshëm i Policisë së Shtetit

  1. Policia e Shtetit, në zbatimin e rregullave të posaçme të parashikuara nga ky ligj, funksionon në mënyrë të paanshme gjatë periudhës zgjedhore, ditës së zgjedhjeve dhe nxjerrjes së rezultatit zgjedhor, duke garantuar paanshmërinë politike.
  2. Për të siguruar besimin e subjekteve zgjedhore në funksionimin e paanshëm të Policisë së Shtetit, përjashtimisht nga rregullat e parashikuara në nenin 13 të ligjit nr. 108/2014 “Për Policinë e Shtetit”, i ndryshuar, 100 ditë (njëqind) ditë përprara datës së zgjedhjeve, Ministri i Brendshëm në Qeverinë Kujdestare të zgjedhjeve, i caktuar sipas përcaktimeve të bëra në ligjin për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave, emëron Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
  3. Marrëdhënia e Ministrit të Brendshëm dhe Policisë së Shtetit gjatë periudhës 100 ditë përpara datës së zgjedhjeve, përcaktohet nga rregullat kalimtare të parashikuara në ligjin për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave.

Neni 38

Kushtet për emërimin e anëtarit dhe sekretarit të KQV-së

(shtohet pika 3)

  1. Anëtar ose sekretar i KQV-së mund të emërohet çdo person që plotëson kushtet e mëposhtme:
  2. a) gëzon të drejtën për të qenë zgjedhës;
  3. b) ka të paktën arsimin e mesëm;
  4. c) është me vendbanim brenda zonës zgjedhore përkatëse;

ç) nuk është dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një krimi; dhe

  1. d) ndaj tij nuk është marrë masë disiplinore në proceset zgjedhore të mëparshme.
  2. Sekretari i KQV-së, si rregull, ka arsimin e lartë.
  3. Gjendja gjyqësore e anëtarit dhe e sekretarit të KQV-së verifikohet paraprakisht nga Prokuroria e Përgjithshme.

Neni 108/a

Parandalimi i kundravajtjeve administrative dhe veprave penale në fushën e zgjedhjeve

  1. Cdo person, që vihet në dijeni për sjellje, që përmbajnë elementë tëkundravajtjeve administrative ose veprave penale në fushën e zgjedhjeve, ka të drejtë të sinjalizojë këtë fakt në KZAZ ose KQZ (struktura administrative), sipas rastit
  2. Sinjalizuesit i ofrohet mbrojtja për sinjalizimin e kryer në kushtet e mirëbesimit, të një veprimi ose praktike të dyshuar korrupsioni, sipas kritereve të parashikuara në këtë ligj.
  3. Sinjalizuesi konsiderohet se ka vepruar në mirëbesim, derisa nuk provohet e kundërta nga KZAZ dhe KQZ (struktura administrative). Për qëllime të këtij neni, mirëbesimi nënkupton se sinjalizuesi nuk ka pasur mundësi të dinte se informacioni nuk ishte i vërtetë ose abuziv.
  4. Me kërkesë të sinjalizuesit, KZAZ ose KQZ (struktura administrative) merr masat për ruajtjen e anonimitetit të sinjalizuesit.
  5. Sinjalizimi bëhet me çdo mjet komunikimi, në formë të shkruar ose deklarohet verbalisht, duke u dokumentuar me shkrim nga KZAZ ose KQZ (struktura administrative), sipas rastit. KQZ miraton me vendim rregulla të detajuara për formën dhe regjistrimin e sinjalizimit.
  6. Sinjalizimi hetohet administrativisht nga KQZ, duke ndjekur rregullat e Kodit të Procedurave Administrative. Nëse konstatohet kryerja e një kundravajtje administrative, KQZ vendos sanksionet përkatëse sipas ligjit. Nëse konstatohen elementë të veprës penale, KQZ njofton menjëherë prokurorinë kompetente, e cila ushtron ndjekjen penale me përparësi.
  7. Këto rregulla janë të zbatueshme edhe për sinjalizimet që depozitohen nga anëtarët e stafeve zgjedhore, të akredituara nga KQZ.
  8. Policia e shtetit dhe prokuroria veprojnë me përparësi për parandalimin dhe ndjekjen penale të veprave penale në fushën e zgjedhjeve. Cdo njoftim për vepër penale në fushën e zgjedhjeve gjatë fushatës zgjedhore hetohet me shpejtësi.
  9. Prokurori i Përgjithshëm nxjerr udhëzim të përgjithshëm me karakter detyrues për koordinimin e veprimtarisë së prokurorëve dhe të oficerëve të policisë gjyqësore, të organizuar në seksione të prokurorive dhe në shërbime të policisë së shtetit, duke caktuar kriteret për kryerjen e veprimeve hetimore të përbashkëta. Prokurori i Përgjithshëm mbikëqyr zbatimin e udhëzimit të përgjithshëm përgjatë gjithë fushatës zgjedhore dhe raporton në Kuvend brenda një muaji nga përfundimi i procesit zgjedhor. Një kopje e raportit i përcillet për dijeni edhe KQZ-së.

Neni 108/b

Mbrojtja e sinjalizuesit

  1. Të drejtat dhe interesat e sinjalizuesve mbrohen menjëherë, në mënyrë të besueshme, të efektshme dhe të përshtatshme.
  2. Sinjalizuesi gëzon të drejtën e:
  3. a) konfidencialitetit gjatë procesit të sinjalizimit, që përfshin, gjithashtu, mundësinë e sinjalizimit anonim të një veprimi ose praktike të dyshuar korrupsioni;
  4. b) ruajtjen e konfidencialitetit të burimit të informacionit të sinjalizuesit;
  5. c) mbrojtjes kundër hakmarrjes.

ç) mbrojtjes në marrëdhënien e punësimit;

  1. d) mbrojtjes nga ndjekja penale për vepra penale të shpifjes, fyerjes apo kallëzimit të rremë, duke konsideruar se në paraqitjen e sinjalizimit, ai ka vepruar në ushtrim të një të drejte tëcaktuar nga ligji, sipas nenit 21 të Kodit Penal;
  2. dh) mbrojtjes gjatë procedimit penal të filluar përpara sinjalizimit, kur sinjalizuesi ka marrë pjesë në kryerjen e veprave penale zgjedhore, duke zbatuar rregullat për bashkëpunëtorin e drejtësisë të parashikuara nga neni 37/a i Kodit të Procedurës Penale dhe neni 52/a të Kodit Penal, pavarësisht cilësimit juridik të veprës penale ndaj sinjalizuesit.
  3. Të drejtat e sinjalizuesit garantohen, sipas këtij ligji:
  4. a) gjatë kohëzgjatjes së procedurës së hetimit administrativ të sinjalizimit;
  5. b) gjatë kohëzgjatjes së procedimit penal, kur sinjalizimi lidhet me kryerjen e një vepre penale zgjedhore;
  6. c) pas përfundimit të procedurës së hetimit administrativ të sinjalizimit ose pas përfundimit të procedimit penal, me qëllim kryerjen normale të detyrave funksionale të sinjalizuesit në vendin e tij të punës;
  7. c) pas përfundimit të marrëdhënies së punës së sinjalizuesit, kur, nga rrethana të bazuara dhe të arsyeshme, se sinjalizuesi ka kërkuar mbrojtjen për shkak sinjalizimi.
  8. Çdo rregull ose marrëveshje private, në bazë të së cilës përjashtohen ose kufizohen të drejtat dhe mbrojtja e sinjalizuesit, është e pavlefshme. Të drejtat e sinjalizuesit kanë epërsi ndaj marrëveshjeve të konfidencialitetit.
  9. Sinjalizuesi, në varësi të vendit ku paraqet sinjalizimin, informohet nga KQZ, policia e shtetit dhe prokurori, në mënyrë të plotë dhe në gjuhë të kuptueshme, për të drejtat dhe mbrojtjen që ai gëzon në rastet e sinjalizimit të kundravajtjeve apo veprave penale zgjedhore.

Neni 108/b

Gjendja e flagrancës

            I dyshuari për një vepër penale në fushën e zgjedhjeve konsiderohet se është në gjendje flagrance, sipas nenir 252 të Kodit të Procedurës Penale, pasi ështënë kryerje e sipër të veprës penale vazhduese gjer ditën e përfundimit të procesit zgjedhor. Gjendja e flagrancës sipas këtij neni përfshin cdo rast të ndjekjes penale, për të cilin organi i ndjekjes penale merr njoftim nga dita e fillimit tëperiudhës zgjedhore gjer në ditën e fundit të procesit zgjedhor.

Neni 108/c

Regjistri i posacëm i veprave penale

 

  1. Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit mban një regjistër të posacëm për cdo njoftim dhe referim të veprave penale në fushën zgjedhore.
  2. Gjatëperiudhës zgjedhore, ky regjistër është i aksesueshëm në cdo moment nga KQZ dhe nga subjektet zgjedhore.
  3. Prokurori i Përgjithshëm, pasi merr mendimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe të KQZ-së, miraton rregulla të detajuara mbi elementët që përmban regjistri i njoftimit të veprave penale në fushën zgjedhore.

Neni 108/d

Detyra specifike të policisë gjyqësore

  1. Policia gjyqësore, përgjatë vitit zgjedhor, kryen analiza risku për krimet zgjedhore, duke i kushtuar rëndësi faktorëve të mëposhtëm:
  2. Gjurmimit të fondeve financiare të donatorëve dhe të kontribuesve të subjekteve zgjedhore, duke verifikuar nëse shumat financiare mbi 50 mijë lekë deklarohen në dokumentet fiskale sipas ligjit;
  3. Identifikimit të familjeve në vështirësi ekonomike, të cilave mund t’u ofrohen ndihma ekonomike për qëllime zgjedhore;
  4. Identifikimit të përfituesve të fondeve të larta publike, që ofrojnë fonde financiare për subjektet zgjedhore apo projekte të ndihmës ekonomike në zona zgjedhore të caktuara;
  5. Identifikimit të ndërmarrjeve shtetërore, tek të cilat rritet numri i të punësuarve në vitin zgjedhor.
  6. Kur nga analizat e riskut konstatohen elementë të kundravajtjeve administrative, policia gjyqësore i raporton ato pranë KQZ-së. Nëse konstatohen elementë të veprave penale në fushën zgjedhore, policia gjyqësore referon menjeherë rastin në prokurori për ndjekje penale.

Neni 109

Rendi dhe zhvillimi i rregullt i votimit

(shtohet pika 1/2)

 Qendra e votimit organizohet në një mënyrë të tillë që të lehtësojë procesin e votimit dhe  të  sigurojë fshehtësinë e votës. Qendrat e votimit  kanë një organizim tip, sipas përcaktimit me udhëzim të KQZ-së.

1/2. KQZ pajis me sistem monitorimi me kamera të gjitha qendrat e votimit. Në këtë sistem monitorimi kanë akses KQZ dhe salla operative e policisë së shtetit, që monitoron procesin zgjedhor.

  1. Në qendrën e votimit nuk lejohet përdorimi i telefonisë celulare nga ana e zgjedhësit dhe zgjedhësi nuk duhet të lejohet të votojë duke mbajtur aparatin telefonik në dorë. Nëse zgjedhësi tenton të përdorë aparatin e telefonisë apo çdo pajisje tjetër regjistrimi në dhomën e fshehtë,  zbatohet  e njëjta procedurë si në pikën 1 të nenit 107.
  2. Kur në qendrën e votimit rrezikohet rendi ose zhvillimi i rregullt i votimit, KQV-ja njofton organet e Policisë së Shtetit dhe KZAZ-në, si dhe  plotëson proceverbalin e pezullimit të votimit për këtë qëllim. Në procesverbal shënohet ora e njoftimit dhe pezullimit të votimit.  KQV-ja shënon, gjithashtu, në Librin e Protokollit të Mbledhjeve incidentin e ndodhur, orën e ndërprerjes së votimit dhe orën e rifillimit të tij.
  3. Kryetari ose çdo anëtar i KQV-së njofton menjëherë KZAZ-në për incidentin e ndodhur. KZAZ-ja është e detyruar të shënojë në Librin e Protokollit të Mbledhjeve të KZAZ-së njoftimin dhe orën e marrjes së tij. KZAZ-ja ia përcjell kërkesën menjëherë organeve të Policisë së Shtetit.
  4. Me rivendosjen e rendit në qendrën e votimit, KQV-ja u kërkon organeve të Policisë së Shtetit të largohen nga qendra e votimit dhe merr masa për rifillimin e menjëhershëm të votimit. Ky fakt pasqyrohet në procesverbalin e rifillimit të votimit.

Neni 109/a

Ruajta e rendit jashtë qendrës së votimit

  1. Kur jashtë qendrës së votimit rrezikohet rendi ose pengohet procesi i rregullt i votimit, njësia e gatshme e policisë së shtetit përgjegjëse për territorin vepron menjëherë me nismën e saj ose me njoftimin e vëzhguesve të akredituar të qendrës së votimit. Njësia e gatshme e policisë mban procesverbal, ku dokumentohet saktësisht ora e ngjarjes, mënyra e marrjes së njoftimit dhe rrethanat e ngjarjes.
  2. Procesverbali mbahet në tre kopje, nga të cilat një mbahet nga njësia e policisë së shtetit për procedurat e mëtejshme të ndjekjes penale, një i dorëzohet vëzhguesit të akredituar që ka bërë njoftimin dhe një i dorëzohet KZAZ-së, në territorin e të cilës ka ndodhur ngjarja.
  3. Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit mban një regjistër të posacëm ku regjistrohet cdo ndërhyrje e policisë gjatë ditës së votimit, me nismën e saj ose me njoftim të të tretëve.
  4. Policia e shtetit dhe prokuroria përmbushin detyrimet e pikës 8 të nenit 108/a të këtij Kodi.

Neni 109/b

Stafi i subjektit zgjedhor dhe akreditimi i tij

  1. Me fillimin e fushatës zgjedhore, subjekti zgjedhor deklaron pranë KQZ-së listën e personave, që janë pjesë e stafit të tij gjatë fushatës zgjedhore, duke përfshirë edhe personat që ofrojnë punë vullnetare. Nëse një person bëhet pjesë e stafit pas fillimit të fushatës zgjedhore, deklarimi i tij bëhet brenda 48 orëve.
  2. KQZ akrediton personat që janë pjesë e stafit të subjektit zgjedhor, mbi bazën e të dhënave vetjake.
  3. Personi, që ka rekorde kriminale sipas ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike” nuk mund të jetë pjesë e stafit të subjektit zgjedhor.
  4. Shkelja e rregullave të këtij neni përbën kundravajtje administrative dhe dënohet me gjobë [për t’u përcaktuar masa e gjobës].

Neni 109/c

Të shihet mundësia që shkeljet zgjedhore të konsiderohen si shkak për pavlefshmërinë e zgjedhjeve.

RELACION SHPJEGUES

Skema e cila duhet te implementohet lidhur me rolin e policise duhet te jete totalisht e ndryshme nga sistuata aktuale. Ne kushtet aktuale kur policia “eshte larguar” ne menyre distante nga perfshirja ne procesin zgjedhor ka sjelle nje fenomen te ri. Ate sipas te cilit policia eshte e perfshire ne procesin zgjedhor por jo si nje fluks qe pozicionohet si ruajtes i rendit apo edhe agjent i policise gjyqesore per parandalim dhe procedim te krimeve. Eshte pozicionuar si e pershire ne zgjedhje duke bere vota per qeverine. Nje pozicionim qe asnjehere me pare nuk ka qene i njohur per policine as ne situatat me ekstreme. Ne kete kuptim roli i saj duhet ridimensoinuar. Nga nje pozicion antiligjor, okult, duhet nxjerre ne dukje veprimtaria e saj dhe duhet vendosur ne pozicion monitorimi, duke mos e lejuar te abuzoje ne kete pozicionim te ri.

Skema eshte e thjeshte: policia duhet te kthehet prane QV. Do te duhet te jete e ngarkuar me dy detyra, njeherazi te rendesishme. Se pari me ruajtjen e rendit ne qendrat e votimit. Kjo eshte nje praktike e stazhionuar me legjislacionin e meparshem. Policia, nuk futet ne perimetrin e jashtem te qendrave te votimit. Ajo mund te nderhyje vetem ne rastet kur thiret nga komisioni i qendres se votimit. Baza ligjore (e shfuqizuar) ka qene mjaftueshmerisht e qarte dhe e testuar. Se dyti, dhe ndoshta me e rendesishme, eshte qe policia, te ngarkohet me funksionet e policise gjyqësore. Nje funksion qe ajo ne veprimtarine e perditeshme e ka, porse pergjate periudhes zgjedhore (saktesisht ditet e zgjedhjeve) duhet ta kete akoma me te fokusuar dhe te rregulluar ne menyre akoma te detajuar. Funksioni i policise gjyqësore eshte shume i rendesishem, sepse ky rol i perforcuar i policise, duhet te jete i konkorduar se pari me komisionin e qendres se votimit, e mbi te gjitha edhe me rolin e ri qe do te duhet te ndermarre edhe prokuroria pergjate procesit zgjedhor. E keshillueshme do te ishte qe roli i policise ne kryerjen e funksioneve te policise gjyësore, te artikulohej si veprimtari qe kryehet pergjate “gjendjes se flagrances”. Kjo situate juridike e parashikuar ne Kodin e Procedures Penale, duhet te trajtohet akoma me ne detaj ne Kodin Zgjedhor, ne menyre qe edhe veprimtaria e policise (si polici gjyqësore) te realizohet me temepestivitet, pra te konkretizohet deri edhe me arrestime ne flagrance te shkelesve te veprave penale zgjedhore (ka shume impakt pozitiv, arrestimi pergjate fushates i nje individ qe shperndan para p.sh.). Zinxhiri KQV-polici- Prokurori, duhet te funksionoje ne gjendje alarmi pergjate diteve zgjedhore. Shtrirja ne kohe e kesaj situate, varet se sa Kodi Zgjedhor do te artikuloje “gjendjen e flagrances”.

Kjo skeme e vendos kete zinxhir ne gjendje aktivizimi. Ne rastin me te keq, situata nuk do te ishte me e perkeqesuar se sa aktualisht (zgjedhjet 2017-2019 apo me pare). Ne rastin me te mire, prania e policise ne rrethinat e qendrave te votimit, (dhe askund tjeter) do ta nxirrte ne “dite te diellit” policine. Prania e saj, ne ambiente te tjera jo per qellime te mbrojtjes se rendit zgjedhor, do te duhet te interpretohet si perfshirje e paligjshme ne zgjedhje (situata e blerjes se votes, bashkeinimit me krimin, apo presionit ndaj zgjedhesve kundershtare). Vec kesaj, prania e policise, ne rrethinat e qendrave te votimit, se paku do te spostonte, fushebetejen e presionit ndaj zgjedhesve, jashte territorit te qendrave te votimit.

Ajo cka eshte e rendesishme, eshte te zgjidhet plotesisht kompetenca e KQV, lidhur me receptimin e shkeljeve zgjedhore dhe percjelljen menjehere tek policia ne menyre qe kjo e fundit te merrte impulsin per te dyja drejtimet: 1-parandalimi i krimit zgjedhor dhe 2-procedimi i autoreve ne kushtet e flagrances. Zgjedhja me optimale eshte qe cdo informacion, kerkese, ankese, e subjekteve zgjedhore dhe zgjedhesve, te adresohej tek KQV. Kjo do te thote qe roli i vezhguesve prane KQV dhe roli i vete KQV duhet te pasurohet edhe me keto kompetenca. KQV nuk eshte dhe nuk duhet te jete thjeshte nje organizem i cili te shtrije jurdiksionin e tij vetem brenda mureve te qendres se votimit. Atyre duhet t’u njihen kompetenca edhe jashte ketij territori. (ketu eshte e rendesishme qe te saktesohet ne ligj edhe nocioni i “territorit” te qendres se votimit). Brenda qendres se votimit juridiksioni eshte ekskluziv i KQV. Jashte qendres deri ne nje perimeter te caktuar, eshte juridiksioni perbashket KQV-polici, dhe jashte ketij perimetri eshte i policise dhe Prokurorise.

Elementi tjeter eshte edhe shtrirja kohore e ketij regjimi alarmi te zinxhirit te mesiperm. E dobishme do te ishte periudha minimale e fushates zgjedhore.

Ky rol i policise duhet te bashkeshoqerohet edhe me rolin e perforcuar te prokurorise. Kjo efundit, duhet te ngreje nje task-force te specializuar, ngritja e se ciles duhet te datoje qe ne momentet e para (mundesisht qe ne caktimin e dates se zgjedhjeve).

Ne draft dispozitat prezantohet mekanizmi i dokumentimit te te te gjitha dyshimeve per krime zgjedhore. Zinxhiri duhet te filloje qe prej partive politike (subjekt, staf, vezhgues), te vazhdoje te KQV dhe paralelisht edhe te policia e shtetit, e cila duhet te mbaje nje rregjister kombetar per keto sinjalizime. Ky rregjister sherben, jo vetem per dokumentimin, por edhe si mjet qe te kontrollohet edhe reagimi i policise se shtetit pergjate fushates zgjedhore. Ky eshte nje mekanizem i cili te mund te aksesohet dhe te marre sherbime edhe vete KQZ.

Prezantohet pozicioni i sinjalizueseve te kirimeve zgjedhore. Nje krim zgjedhor ka gjithnje ne fokus nje individ i cili ne shumicen e rasteve ose eshte nje mbeshtetes tradicional i partise kundershtare ose nje zgjedhes neutral. Ne cdo rast eshte nje individ i cili mund te kete shtysen e brendshme per te denoncuar, presionin shtetror, kriminal apo financiar per te votuar kunder deshires. Nje individ i tille, eshte mundesi e mire per te shfrytezuar, shtysen e brendshme te natyrshme qe ka per te denoncuar padrejtesine qe i eshte bere, qofte edhe kur eshte pjese e “krimit zgjedhor”. Per kete kategori, eshte e domosdoshme qe te krijohet “mbrojtja” ndaj sulmeve administrative shterore, apo me keq akoma nga ndjekja penale. Ndaj jane parashikuar mekanizma mbrojtes si ne rrafshin administrativ (zakonisht kur jane nepunes te administrates) ashtu edhe ne ate penal.

Për hartimin e këtyre dispozitave janë marrë në konsideratë, ndër të tjera, edhe ligji nr. 25/2019 “Për organizimin dhe funksionimin e policisë gjyqësore”,

PROJEKTLIGJ

 “Për një ndryshim në ligjin nr. 7905, datë 21.3.1995 “Kodi i Procedurës Penale i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar”

Në mbështetje të neneve 81, pika 2, shkronja “d”, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e një grupi deputetësh,

K UV EN D I

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

V E N D O S I:

Në ligjin nr. 7905, datë 21.3.1995, “Kodi i Procedurës Penale i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, bëhet ndryshimi i mëposhtëm:

Neni 1

Në nenin 75/a, në pikën a), fraza “dhe 319/e” zëvendësohet me frazën “, 319/e, 328 dhe 328/b”.

Neni 2

Procedimet penale në hetim apo në gjykim për veprat penale të parashikuara nga nenet 328 dhe 328/b kalojnë menjehërë në kompetencë të prokurorisë dhe gjykatës së posacme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Neni 3

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Neni …

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA