Salvini rrezikon 15 vite burg/ Senati italian vendos për imunitetin e tij

12/02/2020 16:02

Senatorët italianë do të vendosin nëse lideri i të djathtës ekstreme Mateo Salvini do të përballet apo jo me akuza formale për ndalim të paligjshëm të emigrantëve në det, vitin e shkuar, për çka ai mund edhe të dënohet me 15 vite burg.

Një gjykatë në Sicili ka rekomanduar që ish ministri i brendshëm të dalë në gjyq për bllokimin e emigrantëve në një anije të rojës bregdetare, korrikun e shkuar. Sipas ligjit italian, ministrat nuk mund të gjykohen për veprime ndërsa ata janë në detyrë, vetëm në rast se një komitet parlamentar jep miratimin. Komiteti votoi në janar për ti hequr imunitetin shefit të legës së veriut, anti emigrantë, dhe tani, vendimi përfundimtar është në duart e senatit. Kërkohet për këtë një shumicë e thjeshtë në senatin me 319 senatorë.

Salvini kishte refuzuar të lejonte 116 emigrantë të shpëtuar të zbrisnin nga anija e rojes bregdetare Gregoretti, ku ata qëndruan për një javë, në kushte të vështira, deri sa u arrit një marrëveshje me shtete të tjera evropiane për ti pritur ata. Një gjykatë në Katania e akuzoi atë për abuzim me pushtetin në bllokimin e tyre dhe ndalim të paligjshëm të tyre. Salvini insiston se vendimi nuk ishte vetëm i tiji por se kishte edhe mbështetjen e qeverisë dhe kryeministrit Giuseppe Conte.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA