Presidenti francez Emmanuel Macron duket se ka hapur një debat të ri teksa sulmi verbal i vajze shkolle kundër fesë islame ka shkaktuar ndarje në opinion.
Presidenti i doli në mbrojtje nxënëses franceze të njohur si Mila duke thënë se “blasfemia nuk është krim”, megjithse ajo shpërndau në rrjetet sociale një video me sharje e ofendime anti-fetare.
Ndërhyrja e Macron erdhi pasi ministrja e drejtësisë Nicole Belloubet u kritikua për komentet e saj se sulmi i Milas ndaj fesë ishte një “sulm ndaj lirisë së ndërgjegjies” ndërsa shtoi se kërcënimet me vdekje ndaj saj janë të papranueshme.
Çështja ka nxitur debatin publik në Francë, një vend laik, me shumicë kristiane por me masë të madhe muslimanësh. Ndërkohë autoritet kanë ndërruar shkollën e nxënëses në fjalë.
“Në këtë debat duket se p harrojmë faktin se Mila është një adoleshente. Ne dueht të sigurojmë për të mbrojtje në shkollë, në jetën e përditshme dhe në lëvizjet e saj”, tha Macron.
Top Channel