
27/02 22:54
Mëngjesin e sotëm, u mbajt një takim mes ambasadorit të BE-së, Luigi Soreca dhe kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Teksa Soreca vendosi të mos prononcohej për mediat, Basha mbajti një deklaratë për shtyp në selinë e PD-së, fill pas përfundimit të takimit.
Kryeopozitari deklaroi se opozita vijon të kërkojë zgjedhje të parakohshme.
“Opozita nuk ka ndryshuar kërkesat dhe i qëndrojmë asaj të zgjedhjeve të parakohshme”, tha ndër të tjera Basha.
Top Channel