Vau i Dejës/ Fshehu të ardhurat, arrestohet 61-vjeçari i shpallur në kërkim

11/02/2020 13:33
Foto ilustruese

Një 61-vjeçar, i shpallur në kërkim ka rënë në pranga nga policia e Vaut të Dejës.

Latif Salja, banues në lagjen “Qemal Stafa” ishte dënuar me 2 vite e 8 muaj burg, për fshehje të të ardhurave. Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative u bë kapja dhe ndalimi i tij.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel