Dy sipërmarrës në Qipro kanë bashkuar forcat për të afruar ishullin e ndarë mes Greqisë dhe Turqisë. Të dy ata duan të përdorin tregtinë për të çuar përpara procesin e paqes, por burokracia sidoqoftë, i pengon jo pak. Ata, e quajnë projektin e tyre, vaj ulliri për paqen.

Bëhet fjalë për përpjekjen e një greko qiprioti dhe një turko qiprioti, dy miq që janë takuar në Londër në kohën kur ishin me studime. Duke vënë mënjanë rivalitetet politike, ata vendosën të bashkonin forcat për të mirën e përbashkët. Ata themeluan një start up të quajtur Coliveoil që shet në të dyja anët e Qipros. Aleksandros Filipides, shpjegon:

“Coliveoil përpiqet të promovojë procesin e paqes në Qipro, përmes një qëllimi të përbashkët, që ndahet nga dy komunitetet, që është vaji i ullirit”.

Në teori, projektet dypalëshe mbështeten nga autoritetet qipriote por e vërteta është se ka shumë pengesa që duhen kaluar. Nuk ka një kornizë ligjore për kompani të tilla, ndaj Coliveoil është e ndarë në dy entitete ligjore. Ajo në veri i shet vaj asaj në jug: që andej vaji eksportohet në BE.

“Modeli ynë i biznesit është; ne blejmë 50 për qind të ullinjve nga fermat në veri, dhe 50 për qind nga ato në jug. Dhe më pas 10 për qind të fitimeve i dhurojmë. Operacionet tona mbështeten tek bashkëjetesa dhe fitimet i kthehen në një masë komuniteteve”.

Kompania e ka qendrën në zonën asnjëanëse të Nikozias, kryeqytetit të fundit të ndarë në Evropë. Qipro është e ndarë që nga 1974 kur ushtria turke pushtoi ishullin dhe okupoi pjesën veriore. Njerëzit që punojnë për Coliveoil thonë se ata ndjejnë se janë një pjesë aktive e procesit të paqes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA