Një re e madhe tymi ka mbuluar gjithë Orikumin e Vlorës.

Zjarri i madh ka përfshirë kullotat dhe nga informacionet e para, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.

Korrespondentët e Top Channel-it bëjnë me dijeni se aktualisht po digjen disa hektarë me shkurre. Bëhet fjalë për një zonë në të cilën nuk futet dot as zjarrfikësja e Vlorës, për shkak se është moçalore.

Në vendngjarje ndodhet vetëm policia e Orikumit, e cila po mbikëqyr situatën.

Top Channel