Pavarësisht bilancit të viktimave nga koronavirusi (shifra ka kaluar mbi 1,000), presidenti Donald Trump është i bindur, të paktën kështu duket, se virusi vdekjeprurës do të zhduket porsa të rriten temperaturat.
Sipas tij, ky ndryshim për mirë do të nisë fill pas largimit të dimrit, diku nga prilli. Në fakt, teoria e presidentit mbi luftimin e koronavirusit me nxehtësi nuk është vërtetuar ende.
Diçka të tillë Trump e deklaroi edhe dy javë më parë, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku tha se temperaturat e larta do ta mundin virusin në fjalë.
“Do të ishte pakujdesi që të thuash se gjërat do të normalizohen me ardhjen e pranverës dhe verës”, u shpreh dekani i fakultetit të Mjekësisë në Teksas.
Presidenti amerikan tha gjithashtu nga Shtëpia e Bardhë, se qeveria kineze po bën një punë të shkëlqyeshme për shmangien e virusit vdekjeprurës.
Top Channel