Kryeministri Edi rama dhe ai i Kosovës Albin Kurti u pyetën edhe shengenin Ballkanik.

“Është takimi i parë, kemi tema që do i trajtojmë në vazhdim, por kjo ishte një temë që e diskutuam shkurtimisht”, tha shkurtimisht Kurti.

Ndërsa kryeministri Edi Rama u shpreh: “S’ka makroshegen shqiptar pa minishengen Ballkanik. Edhe për shkak të gjatësisë s’jam i prirur për gjëra mini. Është i lidhur ngushtësisht.

Nëse jemi të harmonizuar në ndërveprimin tonë, na hapet rruga që eshtë e mbyllur prej të gjitha viteve për një hapsirë të përbashkët mes dy shteteve. Sot është vetëm në dorën tonë, këtë rezistencë unë e kam thyer. Askush as Serbia dhe as v endet e tjera s’na thonë dot se po bëjmë Shqipërinë e madhe.” deklaroi Rama.

Top Channel