Të paktën 24 qytetarë amerikanë janë në mesin e 135 personave të infektuar me koronavirus brenda anijes japoneze “Diamond Princess”, që është vendosur në karantinë.
Të gjithë personat e dyshuar me këtë virus po vendosen në karantinën dyjavore, në një kohë kur zyrtarët shëndetësorë në mbarë botën po përpiqen ta kufizojnë përhapjen e mëtejme të koronavirusit.
Më shumë se 3700 persona, përfshirë 428 amerikanë, janë izoluar në anijen e madhe japoneze, e cila u bllokua për qarkullim pas identifikimit të disa rasteve me koronavirus, shkruan “CNN”.
Në mesin e amerikanëve të infektuar është studenti Spencer Fehrenbacher, i cili dëshironte ta festonte Vitin e Ri Kinez me miqtë e tij në këtë anije.
Aktualisht, i riu është mbyllur në kabinë personale dhe po e kalon kohën duke lexuar libra e duke parë televizori, pa mundur të shfrytëzojë hapësirat e tjera të anijes luksoze.
Top Channel