“Ika pa asnjë lek nga Shqipëria”, artisti shqiptar tregon si ia doli të mbijetojë në Itali

11/02/2020 18:29

Pianisti i njohur shqiptar, Robert Bisha, ishte i ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku tregoi për periudhën e vështirë gjatë emigrimit në Itali.

I larguar nga Shqipëria në moshën 15 vjeçare, ai tregoi se iu desh të shkonte ilegalisht drejt Italisë, në pamundësi për të marrë një vizë nga shteti shqiptar.

Madje Roberti zbuloi se nuk kishte mundur të merrte as çantë e as para me vete.

“U nisa me 0 lek”, tha ndër të tjera ai, duke u shprehur i lumtur për këtë vendim që e ndihmoi të ndiqte ëndrrën e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA