Një 13 vjeçare ka gjetur vdekjen mëngjesin e se martës në lagjen ku banon komuniteti rom dhe egjiptian në Shkodër.

Banesa në të cilën jetonte familja Dashi, në pak minuta u përfshi nga zjarri duke i marrë jetën të miturës.
Viktima ishte kthyer nga jetimorja e Tiranës për të qëndruar pak dite tek familja e saj. Ajo rezultonte e sëmurë me probleme te shëndetit mendor dhe ka qenë ne gjumë në momentin e rënies se zjarrit.

Zjarri u përhap në pak minuta duke shkrumbuar edhe 2 banesa të tjera. Banoret e këtij komuniteti kërkojnë ndihmën e qeverisë dhe bashkisë pasi kanë mbetur në qiell të hapur.

Në hyrje të qytetit të Shkodrës janë vendosur dhjetëra çadra dhe baraka druri ku strehohen dhe jetojnë në kushte të mjerueshme rreth 200 persona të komunitetit rom dhe atij egjiptian./ Klodian Zhivani/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA