Bënin “namin” me vjedhje në Zvicër dhe në Itali, arrestohen tre shqiptarët

11/02/2020 16:33

Tre shqiptarë janë arrestuar në Itali pasi ishin nënë hetim prej kohësh dhe akuzohen për një seri vjedhjesh të kryera në kohë të ndryshme në Malcantone si dhe në Zvicër.

Sipas policisë edhe pse nuk bën të ditur inicialet e shqiptarëve,  të arrestuarit janë të moshës 29-vjeç, 31-vjeç si dhe një 38-vjeçar, të gjithë me precedentë të mëparshme penale.

Tre shqiptarët kishin një urdhër ndalimi ndërkombëtar nga Ticino në Zvicër dhe pas arrestimit janë ekstraduar dhe ndaj tyre pritet të jepet masa e sigurisë dhe më pas dënimi.

Aktiviteti hetimor i Policisë Kantonale më parë kishte bërë të mundur që anëtarët e bandës të identifikoheshin dhe për këtë arsye – edhe pas urdhër-arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga gjyqësori Ticino – t’i sillnin para drejtësisë. Arrestimi i tyre filloi midis fundit të tetorit dhe fillimit të dhjetorit 2019, në Itali dhe Hungari.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA