Një baba nga Britania e Madhe i pikëlluar tregoi për gjendjen e tij shpirtërore pas vdekjes së vajzës së tij studente, e cila u vetëvra.
Dean Taylor u bëri thirrje të gjithë studentëve që të shprehen me prindërit nëse ata kanë probleme pasi vajza e tij Melina, 20 vjeç.
Melina- studente e kimisë në Universitetin e Leeds, u gjet e vdekur në dhomën e gjumit të saj nga shokët e universitetit. Para se të kryente këtë veprim ajo la dhe një mesazh: “Kjo nuk ka të bëjë me ju, ose se si do të ndiheni të gjithë. Kjo ka të bëjë me mua dhe si po ndihem. Unë thjesht dua që këto ndjenja të mbarojnë”, ka shkruar e ndjera.
Në një seri postimesh marramendëse në Twitter, Taylor u bëri thirrje studentëve: “Ndajini mendimet dhe ndjenjat me të dashurit tuaj, familjen tuaj, miqtë tuaj”.
Më pasi ai përshkroi se si vajza e tij kishte probleme me paratë për shkak të buxhetit të saj të limituar studentor. Ajo ishte e shqetësuar për shlyerjen e kredisë së saj, shkruan BBC. Melania vuante dhe nga sëmundja e lëkurës e njohur si “psoriasis”e cila i shkaktonte vazhdimisht ankth. E ndjera ishe nëntë vjeçe kur nëna e saj vdiq po në të njëjtën mënyrë si ajo, duke u vetëvrarë.
Babai i saj tha: “Kohët e fundit, ajo e kishte bindur veten se ishte bërë një barrë dhe një bezdi për të gjithë ne. Ajo gaboi. Të gjitha çështjet me të cilat ajo merrej mund të ishin trajtuar, nëse ajo do të kishte biseduar me ne ose me ndonjë psikolog. Bisedoni me dikë dhe nëse njihni dikë në atë situatë, afroni veshin tuaj, kohën tuaj”, shkroi Z.Taylor
Top Channel