Stuhia e frikshme mbërriti në Itali, është shumë pranë nesh

10/02/2020 19:00

“Bishti” i stuhisë së dhunshme Ciara, që gjatë fundjavës u përplas me të gjithë forcën e saj mbi Europën qendrore e atë perëndimore, ka mbërritur në Sardenja dhe në rajonet qendrore të Italisë. Deti trazuar në jugun e vendit fqinj, e frika prej erërave të forta të Ciara-s, nuk është e vogël.

Mbrëmjen e sotme, stuhia pritet të godasë Korsikën me erëra që llogaritet të mbërrijnë në gati 200 km në orë. Ciara, të cilën në Gjermani e kanë pagëzuar “Sabina”, i shkaktoi plot kokëçarje drejtuesve të trageteve në La Mansh të dielën; vetëm mëngjesin e sotëm ato kanë nisur të lundrojnë sërish.

Në 42 rajone të Francës është dhënë nga autoritetet alarmi portokalli ndërsa gati 130 mijë banesa kanë mbetur pa energji elektrike. Dhjetëra fluturime u anuluan në aeroportin Charles de Gaulle, 150 të tjerë në Këln e Dyseldorf. Në Gjermani pati edhe disa të plagosur, tre nga të cilët janë në gjendje të rëndën.

Stuhia bëri sakaq dhe viktimën e parë; një 58 vjeçar në Britani, vdiq pas rrëzimit të një peme mbi makinën e tij. Në ishujt britanikë, prej Ciaras u regjistruan erëra me shpejtësi 150 km në orë, e kjo ngjalli mjaft panik. Në gadishmëri janë autoritetet edhe në Belgjikë e Holandë. Megjithatë, në Itali metereologët shohin më problematike ditën e martë e pastaj thonë se gjatë javës, moti do të jetë relativisht I stabilizuar e me shira të dobët lokalë; kjo deri të premten megjithatë, kur pritet një përkeqësim I ri, por edhe ai i përkohshëm.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA