Stuhia Ciara që po godet Europën me erëra deri në 160 kilometra në orë po shkakton shqetësime në shumë vende.
Për momentin Britania e Madhe është më e goditura nga ciklona prej të cilit ka patur shumë dëme.
Dalja e lumenjve nga shtrati ka shkaktuar përmbytje të mëdha. Erërat kanë shkaktuar gjithashtu ndërprerjen e energjisë elektrike për disa mijëra banorë.
Franca ka vendosur të mbyllë Kullën Eiffel për shkak të erërave të forta dhe si masë sigurie.
Edhe pse situata është duke u kthyer në normalitet dhe dëmet prej saj janë kufizuar.
Trafiku ajror është pezulluar në aeroportin ”Beauvais” dhe fluturimet përmes aeroportit ”Charles-de-Gaulle”, kanë hasur në anulime dhe vonesa.
Njëzet e shtatë departamente franceze mbeten në gatishmëri prej shpejtësisë së erës e cila arrinte në 200 kilometra në orë dhe 130 000 familje rezultojnë të kenë mbetur pa energji elektrike.
Në Francë janë raportuar rreth 2 000 ndërhyrje nga zjarrfikësit. Në Lilë, prej forcës së erës është shkatërruar fasada e një hoteli në qendër të qytetit.
Top Channel