Katër persona të tjerë janë diagnostikuar me koronavirus në Britani të Madhe, duke e çuar në tetë numrin e përgjithshëm të personave të infektuar me virusin e rrezikshëm në këtë shtet.
Lajmi për rastet e reja erdhi pikërisht në ditën kur qeveria britanike e shpalli virusin kërcënim serioz për shëndetin publik dhe mori masa më të ashpra për izolimin e personave që shfaqin simptoma të dyshimta.
Ministri i Shëndetësisë, Matt Hancock, njoftoi se kjo masë është marrë që të sigurohet mbrojtja e shëndetit publik nga përhapja e mundshme e virusit të rrezikshëm.
Në nivel botëror, numri i vdekjeve ka shkuar në 910, por numri i infektimeve brenda ditës në Kinë është stabilizuar, shkruan “BBC”.
Një zëdhënës i Departamentit të Shëndetit dhe Kujdesit Social tha: “Jemi duke i forcuar rregulloret në mënyrë që të ofrojmë përkrahje për individët në izolim për sigurinë e tyre.
Top Channel