Shqipëria është pothuajse në epidemik gripi. Ekspertët thonë se tanimë e kemi kaluar pragun epidemik dhe jemi në pikun e sezonit të gripit.

Viruset po qarkullojnë me intesitet të lartë dhe vetëm në javën e parë të muajit shkurt janë prekur 24 mijë persona nga infeksionet respiratore dhe deri më tani kemi dy humbje jete. Të gjitha këto u raportuan nga ekspertët para deputetëve në komisionin e shëndetësisë.

Por, ndërkohë që koronavirusi po përhapet shpejt në 30 rajone dhe territore në botë me afro 40 mijë e 500 të prekur dhe 910 të vdekur. Shqipëria vijon të mbetet një vend me risk të ulët. Gjithsesi masat janë shtuar derisa është menduar edhe për një vend karantine.

Deri më tani është dyshuar për 5 raste të cilët kanë shfaqur simptoma dhe vinin nga Kina por që kanë rezultuar negative për koronavirus./Alma Demiraj/

Top Channel