
24/02 19:13
Edhe këtë vit Shën Valentini do të vijë ndryshe në Tiranë. Bashkia e Tiranës ka menduar që të sjellë diçka të veçantë për ditën e të dashuruarve.
Krahas aktiviteteve të shumta në zona të ndryshme të Tiranës, ku sërish Parku i Madh i Liqenit do jetë qendra e organizimeve, Bashkia e Tiranës është zbukuruar edhe vet me simbolin e kësaj dite, zemrat e kuqe.
Por ky Shën Valentin përkon dhe me një vit jubilar sikurse është 100-vjetori i Tiranës kryeqytet. Ndaj të gjithë të apasionuarit do të gjejnë tek Bashkia edhe logon e qytetit për këtë vit vërtet të veçantë.
Top Channel