Sarri në telashe, ‘ylli’ ekipit 20 ditë jashtë fushave!

10/02/2020 16:42

Sikur të mos mjaftonte humbja ndaj Veronës dhe barazimi me pikë me Interin në Serie A, Juventusi merr një tjetër goditje. Douglas Costa është dëmtuar sërish dhe do të qëndrojë jashtë fushave të futbollit për rreth 20 ditë.

Analizat të cilave u është nënshtruar sulmuesi brazilian pas dëmtimit që pësoi në takimin ndaj Hellas kanë përcaktuar se Douglas Costa ka pësuar një tërheqje dhe do të qëndrojë nga 15 deri në 20 ditë jashtë fushave të futbollit.

Braziliani humbet kështu gjysmëfinalen e parë ndaj Milanit në Kupën e Italisë, sfidat kampionatit ndaj Brescias dhe Spal, takimin e parë në 1/8-at e Championsit ndaj Lyon dhe si rrezikon përballjen e madhe ndaj Interit në Serie A që do të luhet në fillim të marsit. Një goditje e rëndë kjo për trajnerin e bardhezinjëve Maurizio Sarri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA