Pronari i lokalit i kërkon të dalë nga tualeti, shqiptari e masakron me thikë kuzhine

10/02/2020 20:35

Itali- Një i ri shqiptarë është arrestuar nga policia Italiane për shkak se ka plagosur rëndë me thikë një italian pronar të një bari.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë natës në Corigliano Calabro  ku 21-vjeçari kishte hyrë në ambientet e një lokali ku pasi kishte konsumuar diçka, kishte hyrë në tualet. Ai kishte qëndruar për një kohë të gjatë brenda saqë pronari kishte shkuar për t’i kërkuar të largohej. Këtu ka nisur edhe sherri mes tyre.

I riu shqiptar ka rrëmbyer një thikë kuzhine që ishte aty pranë duke qëlluar të paktën tre herë pronarin e lokalit. Si pasojë e plagëve pronari i lokalit ka bërtitur dhe thirrjet e tij janë dëgjuar nga disa kalimtarë.  Këta të fundit kanë hyrë në lokal dhe kanë parë shqiptarin i cili tentonte sërish të godiste 28-vjeçarin Italian. Shqiptari thuhet se është ndaluar që ta vrasë  28-vjeçarin, nga një bashkëkombas i tij, ndërsa më pas u arratis nga vendi i ngjarjes, për tu arrestuar pas disa orësh.  Mbi të tashmë rëndon akuza për tentativë të vrasjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA