Një pemë i shembet mbi makinë, humb jetën 58-vjeçari. Stuhia “Ciara” po shkakton “kërdi” në Angli

10/02/2020 18:39

Prej gati një jave stuhia ‘Ciara’ ka goditur ishullin Britanisë së Madhe. Sipas medieve vendase të paktën deri më tani dy persona kanë humbur jetën, ndërsa shumë të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Shërbimet e urgjencës u grumbulluan në vendin e ngjarjes në Clydebank, West Dumbartonshire rreth orës 11 të mëngjesit të sotëm pasi një pensionist humbi jetën.  Ndërkohë një 58-vjeçari tjetër vdiq teksa udhëtonte me makinën e tij ku një pemë i ra sipër “Benzit” duke i marrë jetën.

Shpejtësia e erës në zonë arriti në më shumë se 60mph në kohën e incidentit ndërsa burri humbi jetën menjëherë në vendin e ngjarjes.

Pamjet tronditëse të postuara sot tregojnë një tjetër pemë duke zbritur në dy makina të parkuara në një rrugë në perëndim të Londrës. Por fatmirësisht kjo nuk shkaktoi viktima vetëm dëme materiale

Më poshtë ju sjellim një fotogaleri për të parë dëmet e shkaktuar nga  stuhia “Ciara”

FOTO GALERI
1/21

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA