Albert Lame ose Albert Koschiek është emri i dytë që OFL vuri nën shënjestër sot.

Pas bardhok Pllanajt edhe atij i është kërkuar nga OFL të deklarojë pasurinë në formular brenda 48- orësh. Por për çfarë njihet ai?

Lame është i njohur si koka apo udhëheqësi i ‘Bandës së bananeve’, ku së bashku me disa shqiptarë të tjerë transportonin kokainë nga Ekuadori, në kuti bananesh për të furnizuar qytetet gjermane.

Rezulton se lame ka qenë në një grup me Emiljano Hysenaj, që dhe këtij OFl i ka dërguar formularin më herët.

Më 2018 një ngarkesë 1.8 ton kokainë u kap në Gjermani e cila vinte nga Ekuadori me vlerë tregu prej 400 milionë euro.

Në këtë operacion u përfshinë 500 hetues dhe forca policore gjermane për të arritur në arrestimin e 13 shqiptarëve dhe tre të huajve.

Saktësisht u arrestuan Orneo Margjeka, Emiljan Hysenaj, Dashamir Ndoj, Dario Lame, Ervin Llusha, Izmir Lami, Dolan Kocani, Agim Zeka, Marjan Tola, Mevlan Beca, Granit Bajrami, Artan Mehmeti, Blerim Cakraj si dhe Alberto Kochsiek ose Alberto Lame, Anel Begovic dhe Kofi Oteng.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA