Një punëtor, 41 vjeç, me inicialet XH.D, mbeti i plagosur paraditen e së hënës, në këtë pallat që po ndërtohet pas zyrës së presidentit. Dyshimet janë që atij i ra një gur të trup, çka e plagosi atë jashtë rrezikut për jetën.
Ai u dërguar menjëherë në spitalin e Traumës, për të marrë ndihmë mjekësore.
Siç shihet në këto pamje të siguruara nga Top Channel, ky është guri që dyshohet se punëtorin e ka goditur në pjesën e kokës, duke i shkaktuar atij plagosjen.
Incidenti më punëtorin 41 vjeçar ndodhi rreth orës 11:35 minuta dhe dyshohet se ngjarja ka qenë aksidentale.
Policia shkoi në vendngjarje, dhe më pas njoftoi se grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje në këtë pallat në ndërtim.
Incidenti duket qarte qe lidhet me kushtet e sigurisë ne pune te cilat janë edhe pista e pare e hetimit te këtij incidenti
Top Channel