Në 150 metrat e tapetit të kuq që çonin në brendësi të teatrit Dolby, për ceremoninë e çmimeve “Oscar”, yjet sfiluan dhe demonstruan lukun e tyre para se ceremonia për ndarjen e statujave më të rëndësishme të Hollivudit të fillonte.

Fatmirësisht nuk ra shi. Në dallim me Joaquain Phoenix që kishte veshur të njëjtin frak të Stella McCartney-t të përdorur edhe në Golden Globës, Sag Awards dhe Bafta, vipat e tjerë u prezantuan me veshje të studiuara posacërisht për okazionin, elegantë dhe shpesh të bërë me porosi.

Kështu Spike Lee, vishet gjithnjë me vjollcë dhe këtë radhë, i bëri homazh Kobi Bryan me numrin e bluzës së tij, 24. Më casual ishte Timothee Chalamet: që dukej sikur të kishte veshur tuta, ndërsa më i ekzagjeruari, Sui gjithnjë, Billy Porter, përsëri me fustan, si në 2019, por kombinuar me një bluzë me pupla ngjyrë ari.

Ato që ranë në sy pa asnjë dyshim ishin thonjtë e zinj, kilometrik të Billie Eilish, që në fakt, ngjallnin frikë. Ishin të shumtë edhe aktorët që mbërrinin të shoqëruar nga familjet: Laura Dern, shoqërohej nga nëna dhe fëmijët. Antonio Banderas shoqërohej nga partnerja dhe vajza Stella Banderas, ndërsa Charlize Theron, nga e ëma.

Pas shumë vitesh mungesë në ceremoninë e oskarëve, rikthehet edhe Keanu Reeves, përkrah nënës së tij, Patricia Taylor.

Kjo ishte në fakt nata e Parazitit, por përtej ceremonisë, tapeti i kuq është ai që komentohet më gjatë. Ndaj edhe yjet, përpiqen jo pak të impresionojnë…

FOTO GALERI
1/32

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA