
Shuma marramendëse që iu dha Georgina Rodriguez-it sa i takon moderimit të saj në festivalin e Sanremos shkaktoi polemika.
Disa komentues e konsideruan pagesë “të çmendur” shifrën prej 140.00 eurosh, para që gruaja e yllit Cristiano Ronaldo do t’i dhurojë për bamirësi.
Bëhet fjalër për spitalin e fëmijëve “Regina Margherita”, në Torino. Paratë do shkojnë në ndihmë të reparteve të spitalit të fëmijëve, ndërsa raportohet se do përdoren për mirëmbajtjen dhe rinovimin e tij.
Mediat italiane shkruajnë se stafi i modeles argjentinase ka kontaktuar me spitalin për t’i komunikuar vendimin e Rodriguez-it për të dhuruar paratë.
Georgina Rodriguez u ngjit në skenë mbrëmjen e së enjtes, e veshur me dy fustane nga stilistja shqiptare Lia Stublla.
Top Channel