Foto ilustruese

Mëngjesin e sotëm, rreth orës 08:10, në hyrje të fshatit Zvezdë, Maliq, një mjet tip “Benz”përplasi një këmbësore.

Bëhet fjalë për drejtuesin I. H., banues në Elbasan, që aksidentoi shtetasen R. Xh., rreth 40 vjeçe, banuese në Zvezdë, (këmbësore në rrugë), e cila u dërgua për mjekim në Spitalin e Korçës, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Drejtuesi i mjetit shtetasi I. H., u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Top Channel