Për të arritur sukses si një futbollist i madh duhet padyshim shumë punë sakrificë e mbi të gjitha përkushtim, por për tu bërë fillimisht një i tillë duhet edhe më tepër se aq. Në Shqipëri prej vitesh ekziston mundësia që të gjithë djemtë e vajzat që dëshirojnë jo vetëm të shkarkojnë energji por të marrin mësimet e para rreth futbollit.
Disa prej trajnerëve të moshave nga 6 deri 14 vjeç të këtyre fëmijëve janë shprehur për Top Channel se kjo i bën mirë fëmijëve në rritjen e tyre si njerëz ndërsa gjithashtu i ndihmon edhe për të ardhmen nëse I dedikohen futbollit.
Padyshim që ata pranojnë njëzëri se është e vështirë të përcaktohet që në atë moshë e ardhmja si futbollist megjithatë tregojnë se baza dhe mësimet e para merren pikërisht aty.
Top Channel