Të gjithë pjesëmarrësit në Forumin e Dytë Rajonal të Ballkanit që po zhvillohet në Selanik kanë rënë dakord se BE ka mundësinë që, deri në Samitin e majit 2020, të çelë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në mënyrë që mos shkaktojë destabilitet politik si ai i ndryshimit të skenës politike në Shkup në tetor te vitit te kaluar.

Ditmir Bushati, ish ministri i Jashtëm i Shqipërisë dhe tashmë i Dërguari Special në OSBE, duke përshkruar sfidat gjeopolitike të BE me SHBA dhe Rusinë, si dhe problemet e brendshme evropiane. ka theksuar se mbetet optimist, pavarësisht se është e vështirë në një moment divorci me Britaninë e Madhe, të flitet për një martesë  me Ballkanin Perëndimor.

Ditmir Bushati:

Duket se Ballkani Perëndimor nuk është përparësi për BE-në në këtë kohë dhe kjo për fat të keq është arsyeja pse vendet e BE shpesh e shohin debatin mbi zgjerimin më tepër si një barrë, sesa një përgjegjësi historike. Dua të besoj se viti 2020 do të jetë viti që hapen negociatat e BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Për Zv/kryeministrin e ri të Kosovës, Haki Abazi, Ballkani ka vetëm një rrugëdalje, atë të bashkëpunimit me destinacion të vetëm Bashkimin Europian ndaj duhet ka thënë ai te gjitha vendet e tij të mos jenë pengje të historisë, por të hipin në të njëjtin tren qe çon drejt tij.

Haki Abazi:

Jemi në një fazë te re, me një qeveri të re në Kosovë. Z. Kurti është i determinuar të dërgojë procesin e të gjitha problemeve të hapura në Ballkan qe lidhen me Kosovën, drejt zgjidhjes. Natyrisht nuk mund të jemi peng të proceseve të së kaluarës dhe mendësisë së vjetër në Ballkan. Angazhimi i Serbisë bie ndesh me marrëveshjet që janë nënshkruar në 3-4 vitet e fundit . Tarifat ishin një masë e shpejtë që kreu punën e vetë dhe ne tani jemi kthyer në një strategji që është e mirënjohur në marrëdhëniet ndërkombëtare, që është raporti i reciprocitetit.

Abazi është shprehur optimist se fryma e bashkëpunimit me Greqinë dhe marrëdhëniet ekonomike me Athinën janë një hap pozitiv për procesin e njohjes së Kosovës pasi në këtë mënyrë sigurohet stabiliteti politik i rajonit.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA