
23/02 22:38
Do të jetë një dielë me pak ndeshje nga sa ishin në program kjo e sotmja dhe për këtë fajin e ka cikloni “Ciara” që ka pushtuar Europën gjatë këtyre ditëve me era të forta dhe reshje të dendura dëbore dhe shiu.
Në Premier League është shtyrë takimi i javës së 26-të mes Manchester City-t dhe West Ham. Në Bundesligë është shtyrë sfida e javës së 21-të mes Borussia Moenchengladbach dhe Koln, ndërkohë që në Holandë janë shtyrë të 4-ta ndeshjet e javës së 22-të që ishin në program për këtë të dielë ku spikasin Utrecht-Ajax dhe Az Alkmaar-Feyenoord. Sfida këto që do të transmetoheshin të gjitha në Supersport, në rast se do të luheshin por kundër ligjeve të natyrës, njeriu nuk mund të bëjë asgjë.
Top Channel