Napoli nuk ia del të hedhë përfundimisht pas krizën e rezultateve të muajve të fundit. Edhe pse vinte në këtë javë të 23-të të Serisë A pas dy fitoreve radhazi ndaj Juventusit dhe Sampdorias, skuadra e drejtuar nga Gennaro Gattuso u mposht 2-3 në “San Paolo” nga Lecce, që pikërisht me këtë sukses të jashtëzakonshëm i largohet zonës së ftohtë.
Ish-sulmuesi i Milanit, Lapadula, e pari të thjeshtë ta shtynte për në rrjetë topin e kthyer nga portieri në minutën e 29-të, duke zhbllokuar rezultatin. Në fraksionin e dytë pritej reagimi i Napolit, që në fakt erdhi që në minutën e 48-të me golin e Milik, por Lecce befasoi sërish në të 28-ën po me Lapadulën.
Mancosu realizoi një eurogol në minutën e 81-të me një ekzekutim perfekt të goditjes së lirë nga thuajse 30 metra, duke i çuar shifrat në 1-3, ndërsa në minutën e fundit të kohës së rregullt Callejon rriti shpresat e vendasve për të shmangur humbjen, por asgjë nuk ndodhi në kohën shtesë, me Gattuson që merr një shuplakë atëherë kur nuk e priste. Kjo disfatë e Napolit përkoi me lënien në stol të Elseid Hysajt, që nuk u hodh në fushë nga Gatusso as si zëvendësues.
Goli i Goran Pandevit i mjaftoi Genoas për të marrë maksimumin epikëve në “Marassi” ndaj Cagliarit, ndërsa Brescia-Udinese u mbyll në barazim 1-1 (shënuan Bisoli për vendasit dhe De Paul për miqtë). Më herët, SPAL-i ku luan Berisha u mposht 1-2 nga Sassuolo, që përmbysi në pjesën e dytë golin e Bonifazit (23’) me finalizimet e Caputos (11-m) dhe Bogas.
Top Channel