Bllokohen mjetet e blinduara e luksoze/ Postoblloqe në të gjithë vendin, mbi 170 të shoqëruar në polici

09/02/2020 15:31

Ditët e fundit, policia e shtetit ka vijuar kontrolle të shumta në të gjithë qarqet e vendit kryesisht për makinat luksoze, ato të blinduara që figurojnë pa dokumentacion përkatës por edhe mbajtjen nën kontroll të personave me precedentë kriminal.

Ky është një nga gjashtë postblloqet që u ngrit në Tiranë, të dielën, me qëllim evidentimin e mjeteve të cilat mund të jenë të trafikuara apo me ndërhyrje në shasi, si dhe personave të cilët mund të tentojnë të kryejnë veprimtari kriminale me këto automjete.

Këto makinat që po kalojnë në sitën e policisë, janë të prodhuara vitet e fundit, kryesisht nga 2015-2020.

Në vetëm katër ditë, në të gjithë vendin, kanë kaluar në filtrat e policisë 140 automjete luksoze për një pjesë të të cilave ende vijon kontrolli i dokumentacionit si dhe janë shoqëruar për verifikime mbi 170 persona.

Të gjitha të dhënat e mbledhura nga policia për automjetet luksoze do t’i kalojnë më pas Operacionit Forca e Ligjit për të verifikuar burimin e pasurisë për blerjen e tyre.

Ky është një operacioni i cili po zhvillohet në të gjithë qarqet, pa një afat të përcaktuar se kur do të përfundojë.

E po ashtu, ditët e fundit Operacioni Forca e Ligjit ka vënën nën sekuestro makinat e blinduara të disa subjekteve me precedentë kriminal, Dashamir Gjokës, Sajmir Taullaut dhe Durim Bamit. Top Channel ka mësuar përmes burimeve policore, së nën sekuestro është vënë edhe makina e blinduar e Plaurent Dervishit, subjekt ky i ligjit special.

Këto grupe kontrolli që po vijojnë aksione në të gjithë vendin, kanë pjesë të tyre specialistë të krimit ekonomik, trafiqeve të paligjshme dhe të antidrogës, të mbështetur nga një sërë strukturash në policinë e shtetit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA