22/11 22:38
Autoritetet kineze po akuzohen për dhunë ndaj të prekurve dhe të izoluarve në karantina nga koronavirusi.
Një video e shpërndarë së fundmi po bëhet virale në rrjet ndërsa në të shihen autoritetet kineze teksa nxjerrin me dhunë një familje jashtë banesës së tyre.
Kjo familje dyshohet se është e prekur me koronavirus ndërsa fillimisht nuk pranojnë të dalin nga banesa. Pas refuzimit autoritetet kineze ndërhyjnë duke i marrë me forcë.
Ndërkohë numri i personave të vdekur ka shkuar në 724 ndërsa ky numër pritet të ndryshojë nga ora në ora për shkak të simptomave tepër të rënda që shkakton.
Top Channel