Pakistani shumë pranë miratimit të rezolutës/ Personat që vrasin fëmijët dhe i përdhunojnë, do varen publikisht

08/02/2020 11:30

Parlamenti i Pakistanit miratoi një rezolutë të premten (datë: 08.02.2020), duke bërë thirrje për varjen publike të vrasësve dhe dhunuesve të fëmijëve.

Rezoluta u ndërmor pasi kohët e fundit në Pakistan janë regjistruar një mori rastesh të abuzimit seksual të fëmijëve, gjë e cila ka provokuar trazira dhe zemërim në mesin e qytetarëve.

“Vrasësit e fëmijëve dhe përdhunuesve nuk duhet t’u jepet dënimi me vdekje duke u varur, por ata duhet të varen publikisht”, tha Ali Muhamed Khan, Ministri i Çështje Parlamentare të Pakistanit, i cili paraqiti rezolutën në asamblenë kombëtare. “Kurani na udhëzon që një vrasës të varet”, shtoi më tej Khan.

Megjithëse një shumicë e ligjvënësve e miratuan rezolutën, Ministri i të Drejtave të Njeriut Shireen Mazari këmbënguli që ajo nuk sponsorizohej nga qeveria. Organizata e të Drejtave të Njeriut i ka bërë thirrje prej kohësh Pakistanit që të rivendosë një moratorium për dënimin me vdekje. Sidoqoftë, pas tërheqjes së këtij dënimi të rëndë, numri i rasteve të përdhunimeve ndaj të miturve kanë shkuar në rritje në Pakistan.

Aktualisht dënimi me vdekje nuk është pjesë e dënimeve ndaj kriminelëve në Pakistan, por pritet që ky ligj të vendoset shpejt në zbatim pas thirrjes së parlamentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA