Metani: Kemi vullnetin të përballemi me gjithë shkeljet që diskreditojnë figurën e gjyqtarit dhe prokurorit

08/02/2020 11:08

Artur Metani, kreu i ILD tha sot se institucioni që ai drejton ka për objekt verifikimin e ankesave, hetimin e shkeljeve disiplinore dhe fillimin e procedimit disiplinor ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të të gjitha niveleve.

“Sot kemi një institucion që nuk ka trashëguar asgjë nga e kaluara. ILD, një institucion i ri dhe i pavarur; kemi ngritur një strukturë provizore. Për ankesat, na pret një volum i lartë pune.

Vendet vakante do të prezantohen në faqen zyrtare të ILD. Po punojmë që ILD të jetë sa më parë funksional. Do të monitoroj çdo vendim Gjykate e Prokurorie. Nuk bëj vlerësime të sistemit, do të bëj vetëm detyrën time. Prioriteti im kryesor, ankesat për lirim para kohe.

Rreth 900 ankesa janë dorëzuar, nga data 1 shkurt 2020 kanë filluar ankesat e para. Kërkohet një analizë e plotë . ILD brenda kapaciteteve po merren një plan masash lidhur me problematikat e KLP, KLGJ”, tha Metani.

Ndërsa i pyetur për paketën Anti KÇK, Metani tha: Nuk ka lidhje me punën time si ILD

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA